Pas reshjeve të dendura të shiut vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta - ku ato minimalet shënojnë vlerën -10 gradë celcius ndërsa maksimalet arrijnë deri në 12 gradë celcius. Për këtë arsye, mjekët bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të ftohta.

Mjeku kardiolog dr.Ermir Tafaj thekson se temperaturat e ulëta rrisin ngarkesën mbi zemër dhe mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiake.

“Pacientët që kanë probleme me enët e zemrës duhet të jenë më të kujdesshëm në mëmyrë të rregullta. Kështu duhet të marrin mjekimin rregullisht dhe të vishen trashë. I ftohti mund të shfaq  edhe dhimbjet e gjoksit, një dhimbje që mund të përhapet deri pas shpatullave- këto janë një këmbanë alarmim për të shkuar sa më shpejt te mjeku. Mund të shfaqet edhe infarkti akut i miokardit. Sa më shpejt të shkojmë më urgjencë aq më i shpejt do të jetë përfitimi që merr muskuli i zemrës”, tha dr.Ermir Tafaj.

Ministria e shëndetësisë apelon që të gjithë qytearaët të ndjekin këshillat e specialistit për të mbrojtur shëndetin tuaj kardiovaskular.