Temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë penguar zhvillimin e mësimit në disa qytet dhe fshatra ne qarqe të ndryshme te vendit. Në Korçe prefekti Ardit Konomi ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit të mos zhvillohet mësimi në shkollat e ciklit të ulët.
Ditën e sotme për shkak të rrugëve të bllokuara nuk kanë shkuar ne shkollë nxënësit e fshatrave Shtyllë, Lavdar dhe Mesmal të rrethit Korçë.
Gjithashtu vazhdojnë të jenë pa energji elektrike prej 10 ditësh disa nga fshatrat e komunës Gore dhe Moglice. Nga OSHEE po punohet për eliminimin e defekteve në këto dy zona te thella.
Probleme ka patur në rrugët e zonave te thella për shkak te prezencës se madhe të akullit në rrugë për këtë arsye fshatrat të komunës Lekas dhe Vithkuq vazhdojnë të jenë me veshtirësi për shkak te temperaturave të ulëta.
Gjithashtu probleme pas situatës së rënduar të motit ka patur edhe në qarkun e Dibrës ku akse rrugore rurale dhe ato qe lidhin komunat me qytetin janë të bllokuara nga ngricat duke vështirësuar lëvizjen e mjeteve dhe njerëzve.
Kukësi nën "pushtimin" e akullit
Më shumë se kudo tjetër në qytetin e Kukësit, vihen re pasojat e motit të ftohtë, dëborës e ngricave që pushtuan verilindjen këtë javë. Rrugët e trotuaret e qytetit të Kukësit janë pushtuar nga akulli duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve, por edhe të qytetarëve, ndonëse bashkia u mundua që t’i bënte të qarkullueshme përmes hedhjes së kripës apo skories. Banorët thonë se për rrugët e qytetit nuk është vënë dorë sa duhet për t’i pastruar apo çliruar nga ngricat. Në Kukës vijojnë të mbeten të bllokuar akset rurale si ai në Komunën Arrës, dhe disa komuna të tjera. Ndërsa pa energji elektrike vazhdojnë të jenë 3 fshatra të Komunë Bushtricë dhe fshati Surroj.
Elbasan, rrëshqitje gurësh ne Urën e Murrashit
Pas shkrirje së dëborës në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur Ura e Murrashit ka filluar rrëshqitja e gurëve duke penguar lëvizjen e mjeteve në këtë aks dhe duke u bërë shkak për aksidente. Automjetet lëvizin me vështirësi duke evituar gurët në rrugë. Rënia e lirë e gurëve dhe dherave është një problematikë e vazhdueshme në këtë aks, ndërkohë për mirëmbajtjen e rrugës ndodhet vetëm një punëtori i kompanisë kontraktuese të mirëmbajtjes. Vendosja e një rrjete mbrojtëse në shpatin e malit, është e domosdoshme për këtë segment.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO