Temperaturat e ulët të shoqëruara me reshje dëbore në zonat mbi 600 m mbi nivelin e detit, kanë prekur edhe Shqipërinë. Moti i keq po mbizotëron kryesisht në Gadishullin e Ballkanit, duke shënuar reshjet e para të dëborës në Maqedoni, Serbi, Kosovë dhe Bullgari.
Edhe në vendin tonë, pjesa veriore dhe verilindore e vendit është prekur nga reshje të dendura dëbore.
Në Kukës, Peshkopi, Bulqizë, Korçë dhe Pogradec, janë regjistruar reshje. Por përveç ngricave në disa akse në Tropojë, Kukës e Bulqizë, ku duhet kaluar me zinxhirë, qarkullimi është i lirë.
Kjo situate meteorologjike parashikohet të vazhdojë deri në fundjavë. Temperaturat pritet të zbresin deri në -6 gradë celsius në zonat malore. Çka do të thotë se duhet të përgatitemi për mot të ftohtë dhe me reshje të paktën deri në fundjavë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com