Alti Jasharllari është arrestuar nga policia e Pogradecit pasi i është gjetur një arsenal armës dhe municion luftarak në banesë.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 40-vjeçaritnë fshatin Starovë në Pogradec, u gjetën të fshehura një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra automatiku, pushke dhe mitralozi; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive; pjesë të lëvizshme të pushkës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga hetimet e kryera dyshohet se 40-vjeçari, banues në Starovë në Pogradec, do të trafikonte arsenalin e armëve dhe municioneve luftarake, në drejtim të Maqedonisë së Veriut. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti të paligjshëm.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.