Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të kurorëzojnë dashurinë e tyre mbrëmjen e sotme. Ceremonia do të mbahet në liqenin e Comos në Itali, dhe pjesëmarrës do të jenë shumë personazhe të showbizit shqiptar.
Në bazë të postimeve të bëra në rrjetet sociale kemi parë që Ermal Mamaqi, Ami, Albana Osmani, Bes Kallaku, Klajdi Haruni, Florian Mumajesi, Xhemi Shehu e shumë të tjerë kanë zbarkuar ditën e sotme në Milano, për t’u përgatitur për ceremoninë madhështore.
Sara dhe Ledjoni janë bashkë prej më shumë se tre vitesh dhe para një viti e gjysmë janë bërë edhe prindër të një djali, London Noor. Deri tashmë ende nuk kemi parë nusen në përgatitjet e saj për mbrëmjen më të rëndësishme të jetës, por as Lori Hoxha nuk është bërë ‘e gjallë’ në rrjetet sociale. Me siguri familja Hoxha do të shkëlqejë sonte!