I gjithi në flakë! Publikohen pamjet e momentit të djegies së makinës 'BMW X6' të biznesmenit (VIDEO)

Report Tv ka siguruar videon e momentin kur makina luksoze "BMW X6" e biznesmenit në Pogradec ishte përfshirë nga flakët.

Videoja është bërë nga kati i një pallati sipër vendit ku ishte e parkuar makina.

Siç duhet edhe nga pamjet, makina është përfshirë e gjitha nga flakët dhe dëmet materiale që ka shkaktuar janë të mëdha, pasi makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht.

Biznesmeni Alfred Cenkollari ka deklaruar në polici se nuk ka pasur asnjë konflikt, prandaj djegia e makinës mund të jetë aksidentale. Gjithsesi policia vijon me hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.


Lajmi kryesor:

Publikohen pamjet e djegies së makinës 'BMW X6' në Pogradec, flet biznesmeni: Ngjarja aksidentale, nuk kam asnjë konflikt (Foto-Video)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në derën e banesës së policit në Shkodër

Shpërthim me tritol në derën e banesës së policit në Shkodër