Pesë vite më parë, një amerikan i madh, nën hijen simbolike të të cilit ne qëndrojmë sot, firmosi Promemorjen e Emancipimit. Ky dekret i rëndësishëm erdhi si një fener i madh ndriçues shprese për miliona skllevër zezakë që i ishin frikësuar flakëve të padrejtësisë. Erdhi si një agim i gëzueshëm për t’i dhënë fund netëve të gjata të robërimit.
Por 100 vjet më vonë, zezakët ende nuk janë të lirë. 100 vjet më vonë, jeta e zezakëve është ende zymtësisht e gjymtuar nga prangat e izolimit dhe zinxhirët e diskriminimit. 100 vite më vonë, zezakët jetojnë në një ishull vetmimtar varfërie në mes të një oqeani të gjerë të prosperitetit material. 100 vite më vonë, zezaku ende lëngon në qoshet e shoqërisë amerikane dhe e gjen veten në ekzil në tokën e tij. Kështu, kemi ardhur sot këtu për të dramatizuar këtë gjendje të turpshme.
Në një lloj mënyre, kemi ardhur në kryeqytetin e vendit tonë, të bëjmë një kontroll. Kur arkitektët e Republikës sonë shkruan fjalët magjike të Kushtetutës dhe Deklaratës së Pavarësisë, ata nënshkruan një shënim premtues për të cilin, çdo amerikan do të ishte një trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim që të gjithë burrat – zezakët ashtu sikurse të bardhët – do t’u garantoheshin të drejtat e patjetërsueshme të jetës, lirisë dhe kërkesa për lumturi.
Sot është shumë e qartë që Amerika dështoi në këtë shënim premtues po aq sa qytetarët e saj me ngjyrë janë të shqetësuar. Në vend të nderimit për këtë obligim të shenjtë, Amerika u dha zezakëve një kontroll të keq, një kontroll që u rikthye i shënuar si “fonde të pamjaftueshme”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e drejtësisë është e korruptuar. Ne refuzojmë të besojmë se ka fonde të pamjaftueshme për vlerat e mëdha të mundësive në këtë komb. Dhe kështu, jemi mbledhur të thyejmë këto barriera, këto kontrolle që na japin të drejtën e pasurimit të lirisë dhe sigurimit të drejtësisë. Kemi ardhur në këtë vend të shenjtëruar për t’i kujtuar Amerikës ngulmimin e fortë të së tashmes. Dhe nuk kemi kohë që të impenjohemi për qetësim luksoz apo të ambientohemi me ilaçet qetësuese të gradualizimit. Tani është koha që të kthejmë në realitet premtimet për demokraci. Tani është koha që të ngrihemi nga errësira dhe lugina e braktisur e izolimit drejt rrugës së ndriçuar të drejtësisë rracore. Tani është koha të ndriçojmë kombin nga padrejtësia raciale e lëvizshme drejt një guri të fortë të vëllazërisë. Tani është koha për ta kthyer drejtësinë në realitet për të gjithë fëmijët e Zotit.
Do të ishte fatale për kombin tonë që të mos shihte urgjencën e këtij momenti. Kjo verë gjithë zagushi e pakënaqësisë së legjitimuar të zezakëve nuk do të mund të kalojë derisa të ketë vjeshtë gjallëruese lirie e barazie. Viti 1963 nuk është fundi, por fillimi. Ata që shpresuan se zezakët kishin nevojë të hidheshin në zjarr dhe që tani do të jenë të lumtur, do të kenë një zgjim të vrazhdë nëse kombi rikthehet në biznesin e zakonshëm. Nuk do të ketë qetësi apo çlodhje në Amerikë derisa zezakëve t’u garantohen të drejtat e qytetarisë. Vorbulla e revoltës do të vazhdojë të trondisë themelet e kombit tonë derisa ta kërkojë dita e bardhë e drejtësisë.
Por ka diçka që dua tua them njerëzve të mi që qëndrojnë në portat e nxehta që na drejtojnë brenda pallatit të drejtësisë. Në procesin e marrjes së vendit që na takon, nuk duhet të jemi fajtorë për vepra të dëmshme. Le të mos përpiqemi për të kanaqur etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Duhet ta udhëheqim luftën tonë në planin më të lartë të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet t’i lejojmë protestat tona kreative të degjenerojnë në dhunë fizike. Sërish ne duhet të rrisim forcën madhështore duke e kthyer nga forcë fizike në forcë shpirtërore. Militantizmi i ri i mrekullueshëm që ka gllabëruar komunitetin e Negrove nuk duhet të na udhëheqë drejt mosbesimit për të gjithë njerëzit e bardhë, për shumë nga vëllezërit tanë të bardhë, ashtu sikurse evidentohet nga prezenca e tyre sot këtu, duhet kuptuar se fati i tyre është i lidhur ngushtë me fatin tonë. Dhe ata duhet të kuptojnë se liria e tyre është e lidhur pazgjidhshmërisht me lirinë tonë. Ne nuk mund të ecim të vetëm.
Dhe ndërsa ecim, duhet të zotohemi që duhet të marshojmë vetëm përpara. Nuk mund të kthehemi pas. Ka nga ata që janë duke pyetur fanatikët e të drejtave civile “Kur do të jeni të kënaqur?” Nuk mund të jemi të kënaqur derisa një Zezak është viktimë e horrorit të brutalitetit policor të pashembullt. Nuk mund të jemi të kënaqur, ashtu sikurse edhe trupat tanë, të rënduar nga lodhja e këtij udhëtimi të gjatë që nuk mund të strehohen në motelet e autostradave apo hotelet e qyteteve. Nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që lëvizshmëria e zezakëve është nga një geto më e vogël te një më e madhe. Ne asnjëherë nuk do të jemi të kënaqur për sa kohë që fëmijët tanë detyrohen të dalin nga vetvetja dhe t’u robërojnë dinjitetin nga shënime të tipit “vetëm për të bardhët”. Nuk mund të jemi të kënaqur për sa kohë që një Negro në Misisipi, nuk mund të votojë, dhe një Zezak në Nju Jork beson se nuk ka asgjë për të cilën duhet të votojë. Jo, ne nuk mund të jemi të kënaqur dhe nuk do të jemi të kënaqur derisa drejtësia rrokulliset teposhtë vrullshëm pa u kthyer në një drejtësi si një burim i pashtershëm uji.
Nuk jam aq i shkujdesur sa disa prej jush që kanë ardhur këtu me inat të madh dhe vuajtje. Disa kanë ardhur të freskët direkt nga qelitë e errta të burgjeve. Disa prej jush kanë ardhur nga zona ku kërkesa për liri u ka vënë përballë luftën e madhe të persekutimit dhe ju ka ka tronditur nga erërat e brutalitetit policor. Ju keni qenë veteranët e kësaj vuajtjeje kreative. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtja e pamerituar është shpenguese.
Kthehuni në Misisipi, kthehuni në Alabama, kthehuni në Luzianë, kthehuni në lagjet e varfra dhe getot e qyteteve veriore, duke e ditur se disi kjo situatë mund dhe duhet të ndryshojë.
Le të mos biem në luginën e dëshpërimit. Ju them ju sot miq të mij – edhe pse mendoj se ballafaqohemi me vështirësitë e të sotmes dhe të nesërmes, Unë ende e kam një ëndërr. Eshtë një ëndërr që është rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.
Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë me kuptimin e vërtetë të kredos së tij: “I mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”.
Endërroj se një ditë në kodrat e kuqe të Georgias fëmijët e ish skllevërve dhe fëmijët e pronarëve të skllevërve do të munden të ulen së bashku në tavolinën e vëllazërisë.
Unë e kam një ëndërr se një ditë, edhe në shtetin e Misisipit, një shtet me afshin e nxehtë të padrejtësisë, me afshin e nxehtë të tiranisë, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë.
Kam një ëndërr se katër fëmijet e mi të vegjël do të mund të jetojnë një ditë në një komb ku ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri i tyre.
Unë e kam një ëndërr sot.
E kam një ëndërr se një ditë në Alabama, me racistët e vet të egër, me guvernatorin e vet që ka në gojë vetëm fjalë për ndërhyrje dhe shfuqizime – pra një ditë, pikërisht atje në Alabama, vajzat e djemtë e vegjël të zinj do të mund të rrokin duart me vajzat e djemtë e vegjël të bardhë si motra dhe vëllezër.
Unë e kam një ëndërr sot.
Unë e kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të jetë ekzaltuese dhe çdo kodër e mal do të bëhet më i ulët, vendet e trazuara do të kthehen në fusha, dhe vendet e shtrembëra do të bëhen të drejta, dhe Lavdia e Zotit do të ngrihet dhe atë do ta shohin të gjitha qeniet së bashku.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi tek i cili kthehem. Me këtë besim, ne do të mund të gdhendim malet e mosbesimit në gurë të shpresës. Me këtë besim ne do të jemi të aftë të transformojmë mosmarrëveshjet e zhurmshme të kombit tonë , në një simfoni të mrekullueshme vëllazërie. Me këtë besim do të mund të punojmë së bashku, të lutemi së bashku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ringrihemi për liri së bashku, duke e ditur se do të jemi të lirë një ditë.
Kjo do të jetë dita, kjo do të jetë dita kur fëmijët e Zotit do të munden të këndojnë: "My country 'tis of thee, sweet land of liberty, of thee I sing. Land where my father's died, land of the Pilgrim's pride, from every mountainside, let freedom ring!"
Dhe nëse Amerika do të bëhet një komb i madh, kjo do të duhet të kthehet në realitet. Kështu le ta lejojmë lirinë të kumbojë nga majat e New Hampshire. Le ta lejojmë lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut. Le ta lëmë lirinë të kumbojë nga malet e larta Alleghenies të Pensilvanisë.
Ta lejojmë lirinë të kumbojë nga gurët e mëdhenj që mbulojnë Coloradon. Ta lejojmë lirinë të këmbojë nga shpatet e thepisura të Californisë.
Por jo vetëm këtë; ta lejojmë lirinë të këmbojë nga Malet plot gurë të Georgias.
Ta lejojmë lirinë të kumbojë nga malet vigjilentë të Tennessees.
Le ta lejojmë lirinë të këmbojë nga çdo kodër e pirg dheu të Mississippit – nga çdo anë e malit.
Le ta lejojmë lirinë të ushtojë. Dhe kur të ndodhë kjo, dhe kur ta lejojmë lirinë të kumbojë – kur ta lejojmë atë të këmbojë nga çdo fshat e çdo katund, nga çdo shtet e çdo qytet, do jemi të aftë ta nxitojmë atë ditë kur fëmijët e zotit- të zinj e të bardhë, çifutë apo paganë, protestantë a katolikë – do të jenë të aftë të bashkojnë duart dhe të këndojnë nën fjalët e një spirituali negrosh shumë të vjetër: “Të paktën të lirë, të paktën të lirë! Falemnderit Perëndisë së Plotfuqishëm, të paktën më në fund jemi të lirë!”
*Mediat ndërkombëtare i bënë jehonë ditën e djeshme fjalimit të 50 viteve më parë të Martin Luther King-ut, në vitin 1963. Një fjalim që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve për barazinë e qytetarëve amerikanë pa dallim race apo ngjyre.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 29.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)