I hedh këpucën me shaka nga taksia
punonjësi godet për vdekje kolegun

I hedh këpucën me shaka nga taksia<br />punonjësi godet për vdekje kolegun
Një shaka mes dy shokësh ka përfunduar në mënyrë tragjike në qytetin e Londrës.

Të dy miqtë po ktheheshin nga një natë festive kur punonjësi Alexander Thomson goditi pas koke ish-kolegun e tij të punës Thomas Hulme pasi ky i fundit, me shaka, i hodhi këpucën nga dritarja e taksisë.

Nga goditja e marrë, Hulme pësoi hemorragji celebrale dhe u dërgua menjëherë në spital por pa mundur të mbijetojë.

Autoritetet policore njoftuan se ai u nda nga jeta vetëm 24 orë më vonë, në mbrëmjen e ditës tjetër. Thomson, cili ka pasur edhe më përparë disa precedentë pas konsumimit të alkoolit, pranoi se e ka goditur vetëm një herë me grusht shokun e tij në nervozizëm e sipër por veprimi i ka rezultuar fatal.

Sipas ‘Daily Mail’, ai është kapur disa herë në vitet e kaluara duke drejtuar automjete në gjëndje të dehur. Thomson është përballuar sot me ‘Old Bailey’, gjykatën e krimeve të rënda të Londës i shpallur fajtor nën akuzën për vrasje të thjeshtë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë