Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar pranë hotel “New York”, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët kanë përfshirë një zonë me pisha, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse.

Efektivët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit në zonën përreth. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.

Në po të njëjtën zonë, zjarr ra edhe pak ditë më parë, ku për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, forcat zjarrfikëse patën vështirësi për izolimin e vatrës.


Lajmi kryesor:

Zjarret/ 4 vatra aktive në vend! Situatë më problematike në Dajt, ndërhyhet me 2 helikopterë