Ky gazetar s'bën hapa pas/ I hedhin birrë në fytyrë gjatë raportimit, reagimi i tij s'duhet humbur

Ky gazetar s'bën hapa pas/ I hedhin birrë në fytyrë gjatë raportimit, reagimi i tij s'duhet humbur

Gazetari neozelandez Lloyd Burr gjatë raportimit

Një gazetar di të tregojë gjithnjë profesionalizmin e tij. Kështu ka ndodhur me gazetarin neozelandez, Lloyd Burr, gazetar i televizionit “Newshub Europe”.

Gjithçka ndodhi pas ndeshjes mes Anglisë dhe Kroacisë, kur Burr po raportonte nga një “pub” plot me tifozë anglezë, të cilët ishin të zhgënjyer dhe të zemëruar pas eliminimit të “Tre Luanëve” në gjysmëfinale.

Në momentin që Lloyd Burr po raportonte live atë çfarë ndodhi gjatë ndeshjes, një tifoz i hodhi birrë në fytyrë, por gazetari vijoi punën e tij, pavarësisht asaj që i ndodhi.

Por pak çaste më vonë, ai u detyrua të ndërpresë lidhjen e tij të drejtpërdrejtë me studion televizive, për shkak të ndërhyrjes së një tifozi tjetër.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja