TIRANË- Policia rrugore vijon kontrollet dhe aplikimin e gjobave ndaj qytetarëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Por siç duket edhe në këtë video, qytetarët harrojnë faktin e thjeshtë që tashmë çdo bisedë e tyre regjistrohet me video dhe audio, nga kamerat e trupit të punonjësve të policisë.

Një rast tipik i kësaj “harrese” është ky qytetar, i cili  ndalohet nga policia për tejkalim të rregullave të shpejtësisë.

Por që në momentin e parë kur polici i afrohet dhe i kërkon dokumentet e automjetit, ai ia kthen:” Jam mik i Selami Kapedanit, po e kam me nxitim se më niset avioni për 20 minuta”.

Por ky emër i përmendur nga qytetari nuk e frenon policin që të vazhdoj me procedurat duke i kërkuar dhe njëherë dokumentet. Pas verifikimit të tyre, polici ia kthen dhe i thotë të firmos gjobën e vënë për tejkalim të rregullave të shpejtësisë duke i hequr dhe patentën.

Sërish qytetari ia kthen:Ta marr Selën në tel?

policia


Për disa minuta me radhë, qytetari i ndaluar insiston të flasë me eprorin e policit, ndërsa ky i fundit i kërkon që t’i bindet urdhrit të tij, pasi në të kundërt do të shkonte në vend tjetër, me pak fjalë në burg.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)