I hodhën vajzën nga shkëmbi dhe e vranë, flet babai: Motrat dhe vëllezërit po e presin në shtëpi! Krimineli na shkatërroi, të dënohet maksimalisht

I hodhën vajzën nga shkëmbi dhe e vranë, flet babai: Motrat dhe vëllezërit po e presin në shtëpi! Krimineli na shkatërroi, të dënohet maksimalisht

Familja e Garifalias, vajzës që i dashuri e hodhi nga shkëmbi dhe e vrau teksa po pushonin në ishullin grek Folegandros, të shkatërruar kërkojnë që vrasësi i pamëshirshëm të marrin dënimin maksimal për krimin që kreu.

“Të kalbet në burg”, tha babi i Garifalias i cili me mërzinë në zemër dhe shpirtin bosh, ka folur për mediat greke për dhimbjen e vrasjes së vajzës së tij.

Me zë që i dridhej tregoi se e ka ndjerë që në momentin e parë, që nuk ishte një aksident mbytja e vajzës së tij, dhe së vrasësi ishte pikërisht i dashuri i saj.

“Të marri dënimin më të lartë të parashikuar nga Kodi Penal. Vrau vajzën time! E kam ndjetë që në fillim, diçka brenda meje më thoshte se nuk ishte një aksident dhe se vrasësi ishte ai.”, tha ai.

Dhimbja e prindit kur humb fëmijën, nuk ka përshkrim, sidomos kur e humb në këtë mënyrë...

“Na shkatërroi. Shkatërroi familjaren time. Na ka gjunjëzuar”, shtoi ai.

Babai i Garifalias, tregoi se vëllezërit dhe motrat më të vogla të saj po e presin të kthehet në shtëpi.

“Vëllezërit dhe motrat po e presin të kthehet në shtëpi. Ishte një vajzë e mirë. Ishte një vajzë e lumtur që shkoi për pushime dhe u kthye e vdekur. Nuk dua të vajtojmë më shumë vajza të reja”, tha ai

Ai premtoi se do të luftojë deri në fund në rrugën e drejtësisë që ka nisur, që vrasësi i Garifalis të dënohet maksimalisht për krimin që kreu.


Lajmi kryesor:

‘U zumë dhe e shtyva te shkëmbinjtë’, vrau të dashurën teksa po pushonin në ishullin helen, 30-vjeçari tregon si me duart e tij kreu krimin


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës