I huaji mori makinën me qira në Fier, i shpërthen në flakë gjatë udhëtimit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Levan, ku një automjet tip 'Ford' me targa 'AA 313 DG' është përfshirë nga flakët dhe si pasojë është shkrumbuar e gjitha.

Makina ishte marrë me qira në qytetin e fierit nga një person i huaj dhe së bashku me të udhëtonte edhe një person tjetër. Pas disa kilometarsh larg në afërsi të Vlorës, është vënë re edhe një shkëndijë në pjesën e përparme të makinës. Më pas brenda një kohe farë të shkurtër makina është djegur plotësisht.


Dy personat që ishin në makinë nuk janë plagosur përveç një dëmtimi të lehtë në krah të pasagjerit në përpjekje për të shuar zjarrin.

Ndërkohë zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes megjithatë nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga makina përveç strukturës metalike.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë