Fitorja e së djathtës në Spanjë është mirëpritur edhe nga e djathta ekstreme franceze. Jordan Bardella, kreu i partisë së Marine Le Pen dhe president i grupit “Patriotët për Europën” në Parlamentin Europian, ka uruar liderin e Vox, Santiago Abascal.

Rezultati në Spanjë ka rëndësi edhe për këtë grup politik europian, ku Vox bën pjesë së bashku me partinë e Bardella. “Populli spanjoll foli: i dha fund qeverisjes së kryeministrit socialist Pedro Sanchez, të përfshirë në skandale korrupsioni dhe që e kishte kthyer vendin e tij në një nga portat hyrëse të emigracionit drejt kontinentit europian. Blloku i djathtë siguron shumicën absolute, me një pjesëmarrje historike në zgjedhje. Përgëzoj aleatët tanë të Vox dhe liderin e tyre, Santiago Abascal, për rezultatin e shkëlqyer”, shkroi Bardella në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Spanja ndryshon kurs pas 8 vitesh! E djathta fiton zgjedhjet, ekstremistët e Vox forcojnë pozitat! Trump: Lajm fantastik! Sanchez uron rivalin Feijoo për fitoren