DEVOLL - Është gjetur mbrëmjen e sotme në qytetin e Devollit, në afërsi me kufirin grek trupi i pajetë i shtetasit R.M., 17 vjeç. Viktima, banor i fshatit Dobranj në Devoll rezultonte i humbur që prej datës 19 dhjetor dhe është gjetur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Piramida 36”.
Familjarët e të ndjerit kishin bërë denoncimin pranë komisariatit të Devollit për largimin e tij.
Grupi hetimor i punës bëri të mundur këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe të kufomës, ku nga ekspertiza mjekoligjore rezultoi se ky shtetas nuk ka pasur shenja dhune në trup, por vdekja mendohet të ketë ardhur për shkak të rënies nga lartësia dhe hipotermisë.
Materialet në ngarkim të viktimës i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për ndjekje të mëtejshme.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com