I hutuar dhe i çorientuar’! Shqetësim në SHBA për shëndetin e Joe Biden

‘Nuk është më i njëjti person’. Ky është shqetësimi që ngenë bashkëpunëtorë të afërt dhe jo vetëm për presidentin amerikan Joe Biden, kur jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Në një artikull të publikuar nga Wall Street Journal, që në disa muaj mori dëshminë e 45 zyrtarëve dhe ekspertëve që janë në kontakt me Biden, theksohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë ka filluar të shfaqë shenjat e moshës. Shumë e përshkruajnë një president si të luhatshëm për sa i përket pranisë dhe energjisë së tij. Një temë kjo që nuk është e re dhe që kulmoi në javët e shkuara me një video të bërë publike nga republikanët që moshën 81 vjeçare të Biden po e përdorin si armë elektorale.

Gazeta përshkruan një sërë rrethanash, në të cilat Biden u shfaq i hutuar, deri në atë pikë sa të injoronte detajet ose informacionin e disponueshëm publikisht, ose "bërjen e deklaratave të pakuptueshme, bazuar në shënime të shkruara". Burimet e cituara nga gazeta përmendin, për shembull, negociatat me dyer të mbyllura për rifinancimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, të cilat u zhvilluan shkurtin e kaluar. Sipas pesë zyrtarëve që morën pjesë në takim, presidenti "nganjëherë foli aq ngadalë saqë disa mezi e dëgjuan. Ata thanë se presidenti u detyrua të lexonte shënime për të ndihmuar kujtesën e tij dhe kur fliste i lejonte vetes pauza mjaft të gjata, duke mbyllur sytë si për të pushuar ose si qëndrim i një personi që në njëfarë pike, humbet fillin e bisedës dhe shpërqendrohet.

Por Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë akuzat se presidenti Biden ka vështirësi për shkak të moshës. “Republikanët në Kongres, udhëheqësit e huaj dhe ekspertët e sigurisë kombëtare e kanë bërë të qartë se presidenti është një udhëheqës efektiv”, sqaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, duke nënvizuar se ajo që republikanët thanë në artikullin e Wall Street Journal është e rreme, rezultat i një taktikë politike në funksion të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Biden, 81 vjeç, është personi më i vjetër që mban presidencën në SHBA. Mosha dhe aftësia e tij njohëse janë bërë çështje kryesore në fushatën e tij për një mandat të dytë, si në perceptimin e votuesve ashtu edhe në sulmet kundër tij nga republikanët.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë