Përplasja nga foltorja e Kuvendit mes Erion Braçes dhe Berishës u zhvendos pasi deputeti socialist shkoi te vendi ku qëndron kryetari i PD që po mundohej t’i tregonte diçka në tabletin e tij.
Diskutimi midis tyre vazhdoi për pak minuta ku nga lëvizjet e buzëve të Braçes kuptohet vetëm “çfarë janë këto, më tregon mua ti?, teksa i jep disa shkresa dhe sërish kuptohet vetëm “ja ku e ke.”
Berisha nuk heq dorë duke i treguar herë tabletin e herë celularin, por Braçe vijon qëndrimin e tij e më pas largohet drejt vendit të vet.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Akti normativ për uljen e akcizës/ Malaj: Synon të mbrojë konsumatorin! PD: Politikë shpopullimi, alibi për të mos ulur taksat











