'I hyra kokainës dhe kumarit kur më vdiq fëmija, kam borxhe, familjen ma kërcënojnë', dënohet 22-vjeçari shqiptar në Angli, u kap në 'shtëpi bari'

'I hyra kokainës dhe kumarit kur më vdiq fëmija, kam borxhe, familjen ma kërcënojnë', dënohet  22-vjeçari shqiptar në Angli, u kap në 'shtëpi bari'

22-vjeçari shqiptar i dënuar në Angli

Mediat Britanike raportojnë se Emanuel Marku, një 22 vjeçar shqiptar në Angli është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg pasi në muajin shkurt ai u kap në një shtëpi në Sheffield, të përshatur për kultivimin e kanabisit. I riu ishte i fshehur në papafingon e shtëpisë, ku u gjetën 109 rrënjë kanabis, të ndara në 5 dhoma.

Prokurorja që ka ndjekur çështjen, Nicola Quinney tha se Marku kishte rrëfyer në polici se kishte një borxh të madh në Shqipëri për shkak të parave të humbura në kumar dhe përdorimit të kokainës, nisur nga kjo 22-vjeçari kishte marrë një vlerë të madhe parash borxh.

Marku pretendoi se familja e tij ishte kërcënuar dhe atij i ishte ofruar punë ilegalisht në një lavazh në Mbretërinë e Bashkuar për të shlyer borxhin, por prokurorja tha se Marku kishte filluar punë për rritjen e kanabisit pasi mbërriti në Britani i fshehur në një kamion.

Në sallën e gjyqit 22-vjeçari pa precedentë të mëparshëm penal tha se i kishte vdekur një fëmijë 3 muajsh, dhe që prej asaj kohe ai i kishte hyrë kokainës dhe bixhozit.

S.C/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja