Momente tmerri ka përjetuar një 80-vjeçare në Athinë, pasi komshiu i saj 61-vjeçari me origjinë shqiptare i dehur hyri në shtëpinë e saj dhe tentoi ta përdhunonte.
Ai e shtyu me dhunë në krevat dhe filloi të kryente veprime të turpshme.
Teksa gruaja e moshuara nisi të bërtiste që dikush ta dëgjonte dhe t’i shpëtonte 61-vjeçarit, ai u largua menjëherë dhe u kyç në apartamentin e tij.
Sapo shqiptari u largua, 80-vjeçarja i telefonoi policisë e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan shqiptarin.
Komento