Një konflikt fizik ka ndodhur mes një të riu dhe pronarit të një banese Sarandë derisa është dashur ndërhyrja e bluve të qytetit për të neutralizuar situatën. Ngjara ka ndodhur në lagjen Metoq, kur një 25-vjeçar nga fshati Gradishtë i Lushnjës me iniciale A.T po hynte me forcë në shtëpi për të kryer vjedhje, por në atë kohë ai është zbuluar nga pronari.
Në atë moment ka nisur një përplasje fizike mes të riut dhe të zotit të shtëpisë, derisa kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e të riut.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.