Situata e pandemisë së COVID në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, pasi ka një numër të lartë të personave të infektuar, ndërkohë që edhe shifrat e vdekjeve janë të larta.
Ditën e sotme ka ndërruar jetë si pasojë e COVID një efektiv policie. Bëhet me dije se nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen e rëndë Fatmir Belba, 58 vjeç, efektiv policie në Kavajë.

Lajmi kryesor:
Shifra të larta të COVID, sot 916 raste të reja dhe 20 viktima! Ndërrojnë jetë mjeku në Berat, polici në Kavajë dhe dy vëllezër nga Mati
M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
