TIRANE – Në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve, iu dha sot lamtumira e fundit Mjeshtrit të Madh të Sportit, Medin Zhega. Ish-trajneri i kombëtares së futbollit u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 66-vjeçare.
Në homazhe, përveç miqve të ngushtë dhe personaliteteve të fushës së sportit, morën pjesë edhe disa prej drejtuesve më të lartë të vendit.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, vendosi një kurorë me lule (foto) pranë trupit të pajetë të Zhegës në shenjë nderimi dhe vlerësimi për kontributin e rëndësishëm që ai ka dhënë në promovimin e futbollit shqiptar ndër vite.
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i bëri sot homazhe të ndjerit Medin Zhega, në shenjë nderimi dhe vlerësimi të veçantë për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar ndër vite, si lojtar, specialist dhe trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.
“Sot, me hidhërim të thellë përcjellim me lamtumirën e fundit, Medin Zhegën, të paharruarin, një personalitet i shquar jo vetëm i botës së sportit, por dhe një qytetar i devotshëm, një njeri, me të cilin kam pasur njohje të drejtpërdrejtë, duke pasur rastin që të ma rrisë mundësinë për ta vlerësuar atë në radhë të parë si njeri me karakter të fortë, gjë të cilën ai e demonstroi jo vetëm në botën e sportit, por edhe në politikë, dhe në radhë të parë, në marrëdhënie me qytetarët, me kolegët e tij. Kjo është arsyeja që ai nderohet sot nga të gjithë. Shpirti i tij u prehtë në paqe!”, tha Presidenti Topi pas ceremonisë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com