Një burrë nga Kili pa se në llogarinë e tij se i kishin kaluar pagën 286 herë. Ai kishte premtuar punëdhënësit se do ta kthente shumën e parave që i ishte paguar tepër gabimisht, por në fakt ka vepruar ndryshe, ka dhënë dorëheqjen nga kompania dhe është zhdukur bashkë më paratë.
Ngjarja ndodhi në maj të këtij viti kur kompania aksidentalisht i pagoi punonjësit rreth 165,398,851 pesos kilian ose rreth 170.000 euro, në vend të 500,000 pesos ose rreth 500 euro, që ishte paga e tij mujore, sipas mediave lokale.
Kur menaxhmenti kontrolloi të dhënat, zbuloi se i kishin paguar punonjësit rreth 286 herë më shumë se paga e tij mujore.
Megjithatë, më 2 qershor ai dërgoi dorëheqjen. Kompania ka regjistruar një ankesë ndaj punonjësit dhe iu drejtua institucioneve ligjore për të tërhequr paratë.
Edhe ne Kili merrkan me shume sesa shqiperia pra 500$ muaj!
Përgjigju286:12 rrogën që do merrte për 23 vjetë e ca muaj...Shijoje lirinë që të jep paraja për ca vite...
Përgjigju