I kapën dronët, gjobiten 1027 shoferë në Shkodër! Për parkim të gabuar, mosvendosje rripi të sigurimit dhe parakalim të gabuar

Në Shkodër janë gjobitur 1027 shoferë, gjatë një jave pasi u kapën nga dronët duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Gjobat më të shumta janë vendosur për shkelje si parkim i gabuar, mosvendosje e rripit të sigurimit dhe parakalim i gabuar.

Masët administrative:

-124 drejtues automjetesh për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara

- 80 drejtues automjetesh për parakalim të gabuar

-85 drejtues automjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit

-78 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse

-660 drejtues mjetesh për pushim mjeti, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 15/06/2024 14:22

    Po te ishit ju ne vend te popullit o polica te ndyre qe ja pit gjakun ketij populli. Detyrohen njerezit te gjenje leke kudo me paguar gjobat e juaja. Ju do disiplinoni shoferet ju skeni sinjalistike rrugore do beni disipline rrugore... mostra...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin

Ylli Pata: Dinastitë e Lalzit: 'Vanity Fair' e elitës cipëplasur që 'rrëzoi' komunizmin