I kemi shpallur luftë Rusisë e prandaj duhet të jemi vigjilent edhe për ngjarje të tjera në të ardhmen

I kemi shpallur luftë Rusisë e prandaj duhet të jemi vigjilent edhe për ngjarje të tjera në të ardhmen

Shqipëria, si vend anëtar i Natos, por jo vetëm, i ka shpallur luftën më të egër Rusisë e më të drejtpërdrejtë në të njëjtin nivel me Ukrainën që është në konflikt, me SHBA e Britaninë e Madhe e ndoshta duke tejkaluar disa herë edhe vende të tjera të Perëndimit.

Shqipëria ka dhënë sinjale dhe vendosmëri duke tejkaluar disa herë edhe vendet të tjera më të fuqishme të Natos duke përfshirë këtu edhe Turqinë, që ka mundësinë dhe pavarësinë me bërë politikën e saj përtej dimensionit të Natos!

Disa nga sinjalet e Shqipërisë në përballje me Rusinë janë:
1. Vizita e Ramës në Kiev kur nuk kishte shumë që kishte filluar konflikti
2. Përplasja  më e egër ndoshta në Këshillin e Sigurimit që ishte mes Ramës, kryeministër dhe ambasadorit rus
3. Nisma e Bashës me rezolutën e Këshillit të Europes kundër  aseteve ruse.

Reagimi i Ramës në Këshillin e Sigurimit ishte ndër më të ashpërit kundër Rusisë edhe pse në fakt prej një viti Shqipëria kishte mbajtur qëndrimeve të ngjashme e të gjitha në koherencë me SHBA!
Sapo degjova përplasjen e Ramës me  ambasadorin  rus që disa e quajtën sukses, unë menjëherë mendova në pasojat që mund të kishim!

Rusia, një perandori nuk do të pranonte dhe nuk do ta përtypte kollaj turpërimin nga një vend i vogël si Shqipëria dhe ata e kuptonin fare mirë se guximi i Ramës në fakt ishte edhe falë mbështetjes së amerikanëve. 

Rusia gjithmonë ka luajtur një ndikim në Ballkan dhe këtë e ka bërë hapur përmes Serbisë dhe mënyra më e mirë që të hakmerrej ndaj nesh ishte të na lëshonte në shpinë Vucic dhe pikërisht në Kosovë atje ku mundet.

Pa kaluar as dy javë nga debati në Këshillin e Sigurimit mes Ramës dhe ambasadorit rus, plasi në Kosovë ngjarja e cila kishte qëllime të mirëfillta ushtarake, destabilizimi dhe aneksimi të Kosovës së Veriut.

Menjëherë pasi ndodhi ngjarja, për të konfirmuar rolin e Rusisë në ngjarje Vucic nuk takojë asnjë nga Perëndimi, por menjëherë u takua me ambasadorin rus ne Beograd.

Me qëndrimet tona dhe sidomos me ato të Ramës në Këshillin e Sigurimit ne i kemi shpallur zyrtarisht luftë Rusisë duke u kthyer një pengesë serioze në OKB, por edhe për interesat që ajo ka në Rajonin e Ballkanit dhe në Kontinentin Europian.

Rusia është një fuqi dhe në histori ka precedente të hapura hakmarrje nëse del kundër interesave të saj e shembulli më i mirë është vetë Ukraina.

Ne i kemi bërë një shërbim të jashtëzakonshëm Natos, politikanëve amerikane, të drejtës legjitime të Ukrainës për sovranitet e pavarësi, por ju kemi shërbyer edhe interesave tona kombëtare që bien ndesh me interesat ruse në Ballkan duke qenë se e preferuara e Rusisë ka qenë, është e do të mbetet Serbia.

Prandaj, në kuadër të Aleancës tonë, besnikërisë tonë e koherencës tonë, SHBA duhet të bëjnë akoma më shumë që Kosova të mbetet e pavarur dhe që faktori shqiptar në Ballkan të jetë më i favorizuari duke qenë se shqiptarët janë më por amerikanët në Rajon dhe më gjerë! Nëse deri tani amerikanët kanë shpresuar se Beogradi mund të konvertohet në aleat, tani nuk duhet të kenë më dilema se aleatët e vetëm të tyre në Ballkan janë shqiptarët! Megjithatë, ne duhet të rrisim vigjilencën tonë, sepse perballja jonë me mashat ruse siç është një prej tyre Serbia sapo ka nisur!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tirana: 28/09/2023 18:24

    Shkrimi eshte i pa qarte ne qellim, kontradiktor ne konkluzione. Albani nuk qenka dakoerd me qendrimin e Rames ne KSigurimit te OKB , sepse ka rezikuar Shqiperine nga Perandoria Ruse…?? dhe kerkon qe Amerika tani te mbroje Shqiptaret, nga egersia ruse…?? Kjo eshte absurde , o Alban. Nese ke qellim te godasesh Ramen, kerko nje tjeter arsye, sepse ate qendrim te Rames ne K Sigurimit te OKB, e kane bere te tjere shume me te dtur se ty edhe une. Mos mer persiper te shkruash per probleme qe nuk ke kellqe , sepse humbet edhe ato pak vlera qe ke…

    Përgjigju
  • Adi: 27/09/2023 09:15

    Ne luft mund te jet Rama me ju lepiresit e tjere se ne populli sjemi ne lufte me asnjeri.

    Përgjigju
  • Beni: 27/09/2023 08:29

    Une si qytetar i Shqiperise nuk e di qe ne jemi ne lufte me Rusine , por nese jemi si po thoni ju atehere cila eshte arsyeja e kesaj lufte ? Amerika e shkretoj ukrainen duke perdorur ate komikun tani ka vendosur te shuaje dhe vendin tone sepse ka gjetur nje idiot tjeter si zelensky ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës

Kulluri ironizon Korreshin: Që të bëhet deputet, duhet të bëjë vertikalen poshtë ballkonit të Berishës