I kënaqur vetëm me vulën

I kënaqur vetëm me vulën

Kaq ishte puna. Vula u bë e Berishës, dhe kjo nisi ti kënaqë shumë, atë dhe shpurën e rrugicës. Kjo për faktin sepse tani “piano-piano”, do ti marrë Bashës paratë e partisë, makinën,  dhe gjithçka tjetër. Vula mbetet kënaqësia më e madhe e Berishës, pasi ajo tregon se, “partia tani është e gjitha e tij”. Pushteti ? As që bëhet fjalë.

Pushteti për Partinë Demokratike aktuale, mbetet një “ëndërr në hava”, dhe këtë e di, dhe beson edhe vetë Berisha, Mul Noka, dhe çdo tjetër “qëndrestar” që premton para bashkisë apo ndonjë grumbulli njerëzish se “në 2025 ne marrim pushtetin”. Rëndësia kishte, dhe ka vula. Pasi me vulën, do të “njollosen” akuzat, denoncimet, emërimet e Berishës për “komisarët” e fushatës, me vulën do të bëhet ndarja e parave në degët e rretheve, me vulën do të nisen shkresat drejt SPAK-ut, apo dhe gjëra të tjera.

Vula ishte si “gjë e shenjtë” për Berishën. Pa vulë ai dukej “i vockël”, pasi e sfidonte Basha, Alibeaj, madje pa vulën, ai dukej “hiçgjë” edhe para Gaz Bardhit. Berisha e di se, pushteti, dhe aq më tepër pushteti i marrë me votë përballë Edi Ramës, mbetet i pamundur. Kjo për faktin sepse Edi Rama, ka shumicën me vehte, vjen çdo 4 vjet me premtime të mbajtura, me gjëra faktike dhe jo imagjinare, Edi Rama vjen çdo 4 vjet me punë të kryera dhe të nisura, kurse Berisha vjen me të vetmen arritje “vulën”.

Madje në fushatë, jam i bindur se do të ripërsërisë  shpesh faktin se “ja  arritëm ti marim vulën tradhëtarit dhe bashkëpunëtorit të Ramës”. Shtatori do të nisë sërish me të njëjtiv  avaz për PD-në. Premtime, akuza, përplasje në Parlament, në bulevarde, grumbullime në rrugicën e “shpresës”, përbetime dhe presione nga ballkoni ndaj Veliajt, Ramës, ministrave, madje dhe Bajram Begajt.

Kjo do ti paraprijë  si çdo 4 vjet, formave të vjetëruara të parafushatës elektorale, derisa të vijë dita e votimeve. Berisha ka qysh sot në mëndje skenarin e tij, lidhur me humbjen e zgjedhjeve të 2025. Ai është politikan i vjetër, dhe e ndjen se, partia e tij mbetet e pafuqishme akoma, të përballet me PS e Edi Ramës, me arritjet dhe punët e përfunduara që ka bërë qeveria e tij.

Një parti që gjithë “bateritë” e saj i kishte drejtuar deri sot nga Lul Basha, dhe priste me padurim marrjen e “vulës”, nuk  mund  të jetë pretendente pushteti.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Tre tituj të rinj 'Në Librari’:  'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt, dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon

Tre tituj të rinj 'Në Librari’: 'Letrat që nuk m’i dërgove kurrë të Irena Shabanit, 'Muri i heshtjes' i Gani Mehmetajt, dhe 'Hënat e fundit' nga Furio Bordon