SARANDE - Ndërhyri pasi i kërkoi ndihmë pronari për të neutralizuar grabitësit, por ka mbetur i vdekur pasi gjatë përleshjes është qëlluar me një plumb në kokë.
Një 44-vjeçar humbi jetën pasi u qëllua me plumb në kokë nga një grabitës që kish vjedhur 10 mijë lekë të rinj në lokalin e bashkëfshatarit që i kërkoi ndihmë. Ngjarja ndodhi në fshatin Shkallë të Sarandës rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës. Një person ende i paidentifikuar hyri në lokalin e Arqile Boçit me qëllim grabitjen. Pronari, i cili ka banesën ngjitur me lokalin, ka dëgjuar zhurmë dhe menjëherë njoftoi bashkëfshatarin e tij Pajtim Shehun për t'i ardhur në ndihmë, me dyshimin se një person po i vidhte lokalin, i cili ndodhet ne dalje te fshatit.
Në momentin që 44-vjeçari po shkonte për ndihmë, autori i armatosur dhe i pamaskuar ishte duke u larguar nga lokali bashkë me shumën e parave të marra. Burime nga policia e Sarandës thanë për Shqiptarja.com se Pajtim Shehu e ka njohur autorin e madje ka pasur një debat me të duke i kërkuar të reflektojë për çfarë po bënte. Por autori mesa duket nuk ka dashur të lë asnjë "gjurmë" që mund të çonte në zbulimin e identitetit të tyre, ndaj qëlloi me pistoletë ne anen e pasme te lokalit ne tentative per tu larguar, duke e lënë të vdekur 44-vjeçarin.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për ngjarjen, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe për kapjen e autorit, i cili u largua menjëherë nga lokali pas kryerjes së krimit.
Deri më tani, Policia ka shoqëruar 19 persona si të dyshuar kryesorë në atë zonë si dhe është bllokuar një automjet i cili mendohet se mund të ketë lidhje me ngjarjen.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)