Në një kohë kur të gjithë kërkojnë largimin e tij pas 14 viktimave që u shënuan në shpërthimin e Spitalit të Tetovës, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se nuk do ta japë atë, të paktën deri kur të përfundojnë hetimet. Në deklaratën e tij të parë pas ngjarjes tragjike, Filipçe u shpreh se nuk do të largohet nga përgjegjësia nëse ajo vërtetohet.
Ministri nuk dha hollësi mbi detajet e hetimit, por tregoi se në momentin e shpërthimit në spital ishin 26 pacientë, 2 mjekë dhe 4 infermierë. Autopsia gjithashtu saktësoi edhe moshën e të vdekurve, përkatësisht viktimat ishin nga mosha 29 deri në 79 vjeçe.
“Në qendrën COVID në Tetovë gjatë kësaj ngjarje të rëndë kanë qenë të hospitalizuar 26 pacientë. Personeli shëndetësor ka qenë i përbërë nga 2 mjekë dhe 4 infermiere. Në Insitutin e Mjekësisë Ligjore janë dorëzuar trupat e 14 pacientëve, për një pjesë ka mbaruar ekspertiza ndërsa për një pjesë ka vijuar gjatë ditës. Viktimat janë të moshës prej 29 deri në 79 vjeçe. Përveç gjetjeve klasike të ekspertizës, do të bëhen edhe analiza të ADN-së, për ç’ka janë informuar edhe familjarët. Jo vetëm për COVID-in, por ku ka repart infektiv, vizitat janë të ndaluara. Kështu do të këmbëngul në qasje institucionale, pra analizë të saktë lidhur më çështjen konkrete që t’ia shpalosim të gjitha informacionet publikut. Prandaj thashë se vizitat janë absolutisht të ndaluara. Për atë se çfarë ka ndodhur do e shohim nga mbikëqyrja. Përcaktimin e përgjegjësisë do ua lë organeve hetuese dhe inspektoriatit. Ashtu siç nuk do të iki askush nga ajo përgjegjësi, nuk do të iki as unë nëse vërtetohet ajo”, tha Filipçe.
Lajmi kryesor:
Zjarri shkrumbon spitalin COVID, humbin jetën 12 pacientë dhe 2 familjarë! U konstatuan gabime gjatë ndërtimit të godinës! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4452
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Gjykata Penale e Shkupit refuzon ankesën e Grubit, vendimi për paraburgim mbetet në fuqi
24 Dhjetor, 22:48
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59