Një prej figurave kryesore të Kartelit të Sinaloas, i shpallur në kërkim nga 200 vende të ndryshme të botës, u “tradhtua” nga një fotografi në rrjetet sociale dhe u kap të premten në Kolumbi nga policia. Ka qenë e dashura e tij ajo që ka publikuar një fotografi në Facebook me të dashurin e saj, Pitt.
Brian Donaciano Olguin Berdugo, i njohur si Pitt, u arrestua në një apartament në qytetin kolumbian Kali (Cali). Meksikani raportohet të ketë shkuar në Kolumbi për të mbyllur një marrëveshje për blerjen e kokainës nga Forcat e Armatosura Revolucionare të Ushtrisë Popullore.
Sic raportojnë mediat, ai as nuk u mundua të fshihej, pasi disa orë përpara se të arrestohejë kishte dal për shëtitje me të dashurën e tij modele, emri i së cilës nuk është bërë publik.
Ai po mbahet në burg deri në plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin në Shtetet e Bashkuara.
Karteli i Sinaloas, dikur i drejtuar nga trafikanti famëkeq Joaquin El Chapo Guzman, konsiderohet edhe sot si një ndër organizatat më të mëdha kriminale në botë, bashkë me kartelin tjetër meksikan Jalisco Nueva Generacion.










Komente
Komento