I kërkuar nga Spanja për trafik droge, Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, 'arrest shtëpie' për bosin e 'Porcelanosës' Nikolin Janina

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për masën “arrest shtëpie” ndaj  biznesmenit Nikolin Janina. Ky i fundit është i njohur  si bosi i dyqanit të njohur 'Porcelanosa', me akuza si trafikant droge, u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë.

“Më datë 05.05.2022, nga ana e OPGJ-së pranë Drjtorisë Vendore të Policisë Tiranë është kryer arrestimi i përkohshëm i shtetasit me iniciale N.J, me qëllim ekstradimin e tij drejtë Spanjës, si  i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve narkotike” .

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale N.J, për zëvendësimin e masës së sigurimit, për efekt ekstradimi. Me vendimin nr. 1079/1 Akti, datë 02.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Zëvendësimin e masës së sigurimit personale shtrënguese ndaj personit nën hetim N.J nga "arrest në burg" të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ne atë të "arrest në shtëpi", të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale. Urdhërohet personi nën hetim N.J, të mos largohet nga banesa e ndodhur në këtë adresë: ................................,Tiranë. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila kërkoi ndryshimin e vendimit duke lënë në fuqi masën e sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim N.J. Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, përbërë nga Relator Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr, 840 datë 29.09.2022 vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1079/1 datë 02.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në njoftim.

Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.

Arrestimi është bërë për shkak se nuk ka shumë kohë që ka hyrë në fuqi marrëveshja e ekstradimit të Shqipërisë me Spanjën. Duke qenë se kjo marrëveshje nuk eksiztonte atëherë, edhe Janina rrinte i lirë në Shqipëri, ku i kishte shpëtuar disa herë gjykimit dhe sekuestrimit të pasurive. Dyqanet e materialeve të ndërtimit Porcelanosa janë të shtrira në gjithë Shqipërinë dhe për shumë vite kanë arreduar shtëpitë e luksit të Tiranës dhe Shqipërisë.

Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina. Por që më pas vendimi për sekuestro të pasurinë u hoq. 

Pasuritë e sekuestruara fillimisht nga prokuroria që më pas u hoqën
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë

Pasuritë në Tiranë
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka
Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina

Pasuria në Kavajë
Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.

Pasuritë në Vlorë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës