VERONA - I kërkuar prej vitit 2001 për dy vrasje, kalon pa asnjë problem kufirin shqiptar nga Rinasi, por arrestohet sapo zbret në Verona. Arrestimi është bërë mbrëmjen e djeshme gjatë një kontrolli rutinë dokumentesh nga ana e policisë së aeroportit të Veronës.
Siç bën të ditur media italiane, shqiptari 35-vjeçar, prej vitit 2001 ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi prokuroria kishte lëshuar një urdhër-arresti për dy vrasje të ndodhura në Tiranë 12 vite më parë.
“Duke përfituar nga pasagjerët e shumtë, armosferën e festave, shqiptari 35 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur kishte kaluar kufirin e Rinasit pa asnjë problem dhe gjatë verfikimeve që janë bërë në Verona është arrestuar”, ka bërë të ditur burime nga policia italiane.
Për 12 vite duket se ja kishte dalë deri më tani të mos kapej, e priste që edhe këtë herë duke përfituar nga fluksi i njerëzve të shpëtonte, por është arrestuar, pasi policia në aeroportin e Veronës ka rritur masat e kontrolleve në këto ditë.
Pas ndalimit dhe bërjes së hetimit, shqiptari i kërkuar është dërguar për në burgun e Veronas, në pritje të vendimit të prokurorisë. Gjithashtu pritet që në Itali të mbërrijë edhe dosja e krimit që rëndon ndaj tij.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com