'I kishim të domosdoshme këtë orë lirie', e moshuara në Lezhë: A duhet më shumë? Unë s'mund të eci

Sot në Lezhë të moshuarit kishin populluar parqet dhe rrugët e qytetit, duke shfrytëzuar lejen e posaçme të vendosur nga autoritetet. Një prej pensionistëve shprehet: "Jemi dakord me këto vendime, se edhe ne që jemi të moshuar ta gjejmë veten diku. Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi, për xhiro të lirë. Ne sot e kemi ditën tonë, se ditët tjerë të tjerët janë në aktivitet. Kur kanë pushim ato dalim ne, për të kaluar ato streset tona."

Ndërkohë një tjetër i moshuar shprehet se po i shijojnë këtë orë lirie: "Po i shijojmë këtë orë lirie por duhet më shpesh se është stres. Duhet të dalim me ble dhe ndonjë frut se s'ka kush të më shërbejë. Ne nuk jemi të ruajtur se jemi në shtëpi, se vinë ato të tjerët dhe rrezikohemi. Duhet ta lirojmë çdo ditë nga pak, por jo me dal me u shtri në parqe."

Një e moshuar thotë se i mjaftojnë kaq orë leje dalje, për të hequr streset: "I kishim të domosdoshme këto orë lirie. Në karantina e kam kaluar mirë edhe pse jemi vetëm ne dy pleqtë. Po edhe orë më shumë të kemi s'kemi mundësi për të ecur, mua më mjaftojnë."


Lajmi kryesor:

E shtuna e dytë e pensionistëve/ Të moshuarit: Lëvizëm se na u ndryshkën bulonat, në Elbasan kundër masave: Unë dua të bredh sa andej këtej


Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia