I kishte fshehur në kamion dhe u merrte 4000 euro për person, arrestohet turku me 4 emigrantë të paligjshëm në Qafë-Thanë

I kishte fshehur në kamion dhe u merrte 4000 euro për person, arrestohet turku me 4 emigrantë të paligjshëm në Qafë-Thanë

Foto ilustruese

KORÇË- Një shtetas turk me iniciale M.T është arrestuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës. 49-vjeçari me banim në Stamboll, kishte fshehur në pjesën e brendshme të trailerit të kamionit, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 4000 euro personi, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Veprimet e mëtejshme u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. T., për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për hetime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre