I kishte mbetur edhe 1 vit, mafiozi famëkeq i Nju Jorkut arratiset nga burgu

I kishte mbetur edhe 1 vit, mafiozi famëkeq i Nju Jorkut arratiset nga burgu

Dominic Taddeo

Të hënë e 28 marsit u shpall i arratisur Dominic Taddeo, një vrasës i mafies së Nju-Jorkut, cili po vuante dënimin për ekzekutimin e 3 personave dhe plagosjen e 2 të tjerëve. Taddeos i kishte mbetur edhe më pak se një vit kohë për të qëndruar në qeli.

Vrasësi 64 vjeçari, u transferua në muaj shkurt nga një burg i sigurisë së mesme në Sumter County të Florida-s, në një institucion riedukimi në Orlando. Në 28 mars, Taddeo kishte marrë leje për një takim të autorizuar, por nuk u kthye më në institucionin e riedukimit dhe u shpall në kërkim.

Taddeo po përfundonte dënimin  me burg për një sërë veprash penale duke përfshirë posedimin  e paligjshëm të armëve, tentativë dhe vrasje në bashkëpunim.

Taddeo u deklarua fajtor në janar 1992 për vrasjen me armë zjarri të tre personave në 1982 dhe 1983, dhe gjithashtu për dy herë përpjekje për të qëlluar për vdekje një udhëheqës të turmës dhe komploti për të vrarë një figurë tjetër mafioze. Sipas dokumenteve të vjetra të gjyqit, të siguruara nga CNN, Taddeo kishte pranuar se ishte paguar nga Cosa Nostra në Roçester, Nju-Jork, për të vrarë disa persona, në disa raste edhe pjesëtarë të vetë organizatës, apo klaneve rivale. Sipas dokumenteve të FBI, mafia siciliane ka nisur veprimtarinë e saj në Nju-Jork në vitet 1920.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja