I konfiskohen pasuritë, Dedë Pjetri, pjesë e grupit të trafikut të kokainës në Holandë të Valentin Selajt! Nga sot i kalojnë shtetit

I konfiskohen pasuritë, Dedë Pjetri, pjesë e grupit të trafikut të kokainës në Holandë të Valentin Selajt! Nga sot i kalojnë shtetit

Valentin Selaj

Apeli i GJKKO ka konfirmuar sot, konfiskimin e 9 pasurive të Dedë Pjetrit dhe familjarëve të tij, pasi akuzohet si i përfshirë në trafik droge.  Dedë Pjetrit iu konfiskuan 3 ara, 4 troje dhe 2 njësi shërbimi, pronat i kalojnë shtetit.

Dedë Pjetri ka qenë pjesë e grupit të  Valentin Selajt, i cili u arrestua në nëntor të 2017 ,gjatë një operacioni antidrogë në Firence, ku u cilësua si koka e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Holanda në Itali dhe shfrytëzim prostitucioni Valentin Selaj është arrestuar nga policia e Firences në Itali, ndërsa emri i tij unë atë kohë u publikua nga gazeta italiane “La Nazione”, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Amerika Latine në Firence, nëpërmjet Holandës.

Pasuritë:

1) Arë, 1 000 m2, , në emër të shtetases D.P. (Gj.).

2) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 347.70 m2, bashkë me një godinë banimi dy katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 97.7 m2, sip e katit të parë 135 m2); në emër të shtetasit M.P.

3) Lloji i pasurisë truall me sipërfaqe totale 300.10 m2, data e regjistrimit {...}, bashkë me një godinë banimi tre katëshe, sipërfaqe e katit përdhe 88.4 m2, sipërfaqe e katit të parë 125.5 m2 dhe sipërfaqe e katit të dytë 125.5 m2) në emër të shtetasit D.P.

4) Lloji i pasurisë truall, me sipërfaqe totale 232.80 m2, datë regjistrimi {...}, bashkë me një godinë banimi një katëshe për të cilën është miratuar leja e legalizimit nr. {...} datë {...} (sipërfaqe e katit 93.3 m2); në emër të shtetasit I.P.

5) Lloji i pasurisë Njësi, me sipërfaqe totale 230.60 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit I.P.

6) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit L.P.

7) Lloji i pasurisë truall, pasuria me sipërfaqe totale 403.80 m2, bashkë me një godinë banimi një katëshe, miratuar leja e legalizimit nr. {...} datë {...} (godinë banimi 1 kat, sipërfaqe e katit 143.8 m2); në emër të shtetasit L.P.

8) Lloji i pasurisë arë, me sipërfaqe totale 1000 m2, data e regjistrimit {...}, në emër të shtetasit L.P.  

9) Lloji i pasurisë njësi, me sipërfaqe totale e pasurisë 256.30 m2, datë regjistrimi {...}, në emër të shtetasit L.P.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çepani: 11/05/2022 15:27

    More po qënkan këputur në bythë këta,me këtë trafikantin Dedë që e kanë kapur të tjerët,po andej nga fabrika e boronicës afër kataklizmosë Gërdec çfar ka ndonjë të re apo paratë e krimit evidentohen fabrikë borronice e ngrihen kulla tek ish nshraku e klubi partizani se ato të Dedës trafikant para këtyre janë një qime bythe. Shumë zhurmë për asgjë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë

VIDEO/ Lojtari shijakas dërgohet në spital, pse u ndal ndeshja Flamurtari - Erzeni në Kategorinë e Parë