I kritikoi Berishën, Topalli i
përgjigjet ashpër Fleckenstein

I kritikoi Berishën, Topalli i<br />përgjigjet ashpër Fleckenstein
Nga çadra e ngritur para Kryeministrisë, Jozefina Topalli i ka kthyer një përgjigje negative ftesës së eurodeputetit gjerman Fleckenstein për t'u rikthyer në Kuvend.
 
Topalli deklaron se nuk jemi në kushte normale se vendi qeveriset nga droga dhe kriminelët, prandaj nuk do të rikthemi në Kuvend pa u larguar kjo qeveri.
 
"Ky është një fillim që unë besoj dhe uroj që të shumëfishohet në vazhdim pa u shkëputur nga qëndresa para Kryeministrisë" tha ajo.
 
E pyetur për deklaratën e Fleckenstein se Berisha duhet t'i lerë përrallat sorosiane, Topalli tha se jemi në liri dhe jo në kohën e diktaturës dhe cdo kush duhet të thotë atë që mendon.

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian i kërkoi Berishës të ndërpresë sulmet ndaj ambasadorëve duke theksuar se diplomatët po bëjnë as më shumë dhe as më pak atë që u kërkojnë shtetet nga vijnë, si BE apo SHBA dhe të lerë 'përrallat sorosiane'.

Intervista e Topallit
Eurodeputeti kërkoi që të riktheheni në Kuvend....
I kuptoj ndërkombëtarët, pasi në kushte normale kjo është zgjedhja, por po të ishte kështu po, por nuk jemi në kushte normale.
 
Është një zgjedhje që as mua nuk më pëlqen, por është në një mënyrë për të tërhequr vëmendjen. Këtu lirohet vrasës, organizata 'Hakmarrja për Drejtësi' na jep leksione si duhet të bëjmë drejtësi.
 
Gjatë takimeve këtu shikoni fytyrat e tyre, nuk ka shpresë dhe mirëqenie, është dhimbje që thërret për cilindo që ka shpirt.
 
Varfëria nuk është një element i ri....
Por ka arritur në një pikë që duket se nuk mbanë më, ka një shtresë këtu që është po aq e varfër sa në kohën e Hoxhës.
 
Varfëria ekstreme është katërfishuar.
 
Pra nuk do ta dëgjoni mesazhin e Eurodeputetit?
E dëgjojmë me respekt, por unë nuk jemi në kushte normale, pasi këtu vendos droga dhe lirohen bandat më të rrezikshme.
 
Flekeshtain tha se Berisha duhet të mos merret me përralla sorosiane, cfarë mendimi keni?
Mendoj që jetojmë në liri dhe askush nuk duhet ti thotë dikujt cfarë duhet të thotë, këtë e kemi kaluar në kohën e Enver Hoxhës.
 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)