Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump të kryqëzuar.
Skulptura prej dylli e cila do qëndrojë në galerinë artit në Rümelinspassage deri më 14 nëntor duket shumë realiste.
Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi - që të kujton ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës.
Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë opinionin publik.
Komente










Kjo duhet te ishte ne te vertete dhe jo si skulpure dote ishte kenaqesi per te varferit.
Përgjigju