LEZHË – Një e moshuar ka gjetur vdekjen pasi pësoi djegie të shkallës së lartë duke u ngrohur pranë sobës me dru në banesën e saj. Viktima është Lula Pjetri 82 vjeç nga fshati Kallmet.
E moshuara ishte duke u ngrohur pranë sobës me dru kur rrobat e saj morën flakë. Lula Pjetrit iu dha ndihma e parë dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar për shkak të djegieve të shumta që kishte pësuar.
Fatkeqësisht, 82-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte. Sipas korrespondentit tonë Julian Hila, gruaja e moshuar jetonte vetëm në shtëpi dhe në momentin e ngjarjes nuk kishte pranë asnjë njeri.
Trupi i viktimës ndodhet në morgun e Tiranës dhe nuk dihet nëse është paraqitur ndonjë i afërm i saj.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com