I maskuar si kameraman, Kylian Mbappe zbukuron ditën e dy fëmijëve te PSG-ja (VIDEO)

I maskuar si kameraman, Kylian Mbappe zbukuron ditën e dy fëmijëve te PSG-ja (VIDEO)

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe ka zbukuruar ditën e Sachas dhe Adam, dy tifozëve të vegjël të PSG-së që për herë të parë i janë bashkuar "Junior Club" për të rinjtë. Sulmuesi dhe ylli i ekipit francez është maskuar si kameraman dhe i ka bërë një surprizë Krishtlindjesh dy fëmijëve, që vështirë se do harrohet prej tyre.

Në momentin e regjistrimit të një spoti, Mbappe që ishte maskuar me mustaqe dhe kapele kërkoi nga vogëlushët një imitim të festës së tij dhe më pas u fut vetë në skenë, aq sa të dy tifozët e rinj mbetën të shtangur.

Ai hodhi maskën dhe tifozët mbetën pa fjalë, teksa surpriza e tyre u përjetësua në një video urimi për Krishtlindje të postuar në rrjetet sociale nga PSG.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren