Zbulohen pamjet/ Ja si masakrua për vdekje me thikë shqiptari në burgun grek (VIDEO)

Dalin pamjet e vrasjes së shqiptarit Albert Bako 36-vjeç në burgun grek të Koridhallos në datë 14 janar të këtij viti. Në video duket momenti kur Bako goditet me grushte dhe thikë nga disa të dënuar brenda burgut, ndërsa vrapon për të shpëtuar.

E ndërsa gardianët nuk reagojnë, pas goditjeve në stomak dhe pjesët e tjera të trupit, në pamje duket momenti kur transportohet në spital i mbuluar nga gjaku. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti që të mbijetonte duke humbur jetën nga plagët që mori.

Autorët e vrasjes janë një 34-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar grek. Albert Bako vuante dënimin për një vrasje në 2014, ndërsa akuzohej edhe për disa vepra të tjera. Bako ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen e Ilia Karelit në burgun e Nigritas.

Pamjet e vrasjes janë publikuar nga 'To Vima' si pjesë e një dokumentari mbi sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit ku akuzohet qeveria se po përpiqet që të mbulojë atë që ndodh. Në burgjet greke në muajt e fundit kanë ndodhur shumë përleshje mes shqiptarëve, grekëve, afrikanëve, por edhe të dënuarve nga vende të tjera, ndërsa bilancet kanë qenë të rënda.

Në dokumentarin e medias greke për gjendjen në burgjet e vendit fqinj theksohet se në 10 muajt e fundit janë shënuar 26 viktima nga përleshjet, ku mes tyre ka pasur edhe disa shqiptarë. Përleshja e fundit ndodhi mbrëmë po në burgun e Koridhallos në Greqi, ku u plagos një shqiptar 30-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 01/04/2019 01:03

    Keq nuk flitet per te ndjerin, por gjths nese i ka lyer duart me gjak, gjaku do te mbuloje. Perpos kesaj, une mendoj qe ne si shtet duhet te ngreme zerin per keto ngjarje ne shtetin grek. Sepse ne fund te fundit behet fjale per te drejtat e njeriut, gje e cila shteti grek na ben namin neve per gjoja mosrespektimin e minoritetit grek. Personalisht, mendoj qe minoritetet ne Shqiperi, nese “ vuajne”, vuajne si te gjithe shtetasit e tjere shqiptare. Pra nuk eshte se kane probleme si etni, por thjeshte sic kane probleme te gjithe shtetasit me etni shqiptare apo tjeter.. E ndersa presidenti grek na terheq vemendjen per minoritetin grek se gjoja i behen padrejtesi, shteti shqiptar nuk duhet te anashkaloje ngjarje te tilla, per te mbrojtur shtetasit e vet, por ne fund te fundit per te mbrojtur edhe te drejtat e njeriut ne nje shtet anetare ne Bashkimin Europian. Duhet ngritur zeri ne BE!

    Përgjigju
  • Hena: 31/03/2019 19:24

    Po shteti jone ku eshte qe nuk reago fare, cfare do te kete bere ishte duke e vujatur denimin , nuk behet keshtu te vritet ashtu eshte bir nene , skane te drejte ti marin jeten askujt

    Përgjigju
  • Ky seshte njeri: 31/03/2019 19:06

    A e kuptoni qe ky ska lene gje pa bere, ka vrare, prere, plagosur 14 veta pernjehere, po te kishit nje person ne lokal dhe tjua plagosi ky tipi vetem se ishte gjeloz per balerinen......Ky jo do vrare ashtu, po duhet tja kishin rjepur lekuren....prandaj boll be patriotizma te tille, ai qe e meriton kte e meriton lete jeshte shqiptar, edhe vella ta kishit ska dhembshuri per te tille kafshe.

    Përgjigju
  • Janis: 31/03/2019 19:01

    Cna habitet juve ereeee.Se nuk kemi pare ndonjehere si vret shqiptari shqiptarin neeeee.

    Përgjigju
    • O greku: 31/03/2019 23:14

      JANIS GREKU U HABITE TI EEE SE STE BEN PERSHTYPJE TY APO NRM STKA MBET ME GJAK SHQIPTARI NA JE KTHYER NE JANISS TANI BLA BLA BLAAA

  • AltinTop: 31/03/2019 18:57

    Kto greket jane ne BE dhe shiko sa shkelet e drejta njeriut...kurse ne burgjet tona bejne palle ariu te burgosurit dhe as qe na fut kush ne BE

    Përgjigju
  • Emigrant: 31/03/2019 17:28

    Ky nuk eshte burg por thertore NJEREZISH NUK E KUPTOJ QE NJE VEND I BE SI GREQIJA TE KETE NJE BURG TE TILLE NDOSHTA ESHTE E QELLIMSHME NGA AUTORITETET GREKE QELLIMI I BURGUT ESHTE QE I DENUARITE BEJE DENIMIN DHE TE RIEDUKOHET DHE JO TE ELEMINOHET FIZIKISHT

    Përgjigju
  • Elas: 31/03/2019 15:49

    Kafshet e ndyr nuk reagojn fare gardianet

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/03/2019 11:40

    Popull idjote keni mush burgjete e botes si anje komb tjeter ne BE mir e keni

    Përgjigju
    • Tope: 31/03/2019 16:19

      Edhe pastaj de kemi mbush burgjet e botës? Mos ky është justifikim se duhet ti masakrojnë në stë farë feje...?? ...apo thuaj, kushedi çu ka bërë ky, se Shqiptar hesapi.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm