Vritet shqiptari në burgun grek të Koridhalosë, ministria greke: Autorët ishin shqiptarë

GREQI - Shqiptari Albert Bako është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në burgun e Korydallos në Athinë. Mësohet se vrasja ka ndodhur në godinën E të burgut, ndërsa dyshohet se ngjarja ka qenë e planifikuar. Sipas të dhënave, autorët e krimit, gjithashtu të burgosur, kanë qenë të informuar se shqiptari po transferohej nga burgu CP Domokos i Kretës për në Korydallos. Ndërkohë që ministria greke e Drejtësisë thotë se autorët e këtij krimi janë shqiptarë. Me të mbërritur në këtë burg, Bakos i është bërë pritë dhe ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë, ndërsa dy shqiptarë të tjerë, shokë me viktimën, kanë mbetur të plagosur.  

Njoftimi i Ministrisë së Drejtësisë Greke

Një sulm vrastar ka ndodhur këtë mëngjes në ambientet e  paraburgimit të Koridallos ndaj shqiptarit Albert Baku nga dy prej të burgosurve. Viktima si dhe dy të burgosurit e tjerë  që e vranë janë shqiptarë dhe transferuar nga CP Domokos Kretë, në gjyq si të akuzuar përkatësisht si bashkëpunëtor në rastin e vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos dhe ishin në të njëjtën godinë, që ishte mbajtur më parë. Viktima ishte dënuar edhe për tentim vrasje të avokatit C. Antonopoulos. Incidenti po hetohet për vepër penale dhe disiplinore, dhe me urdhër të Ministrit të Drejtësisë Z. Michael Kalogerou është kryer një mbledhje e jashtëzakonshme në  burgun e sigurisë së lartë CP Koridallos, nga sekretari i Përgjithshëm Penal.

Bako ishte i njohur për mediat greke si njeri që terrorizoi Pireun pasi hapi zjarr me një kallashnikov në një bar në nëntor 2014, duke plagosur 14 vetë. Në fakt, së bashku me një tjetër person, ai ishte i përfshirë në tentativën e vrasjes së avokatit Michalis Zafiropulos. 

Policia greke dyshon se sulmi ndaj Bakos ishte i planifikuar sepse ai sa kishte mbërritur në burgun e Athinës nga burgu i Hanias së Kretës pasi së shpejti do të fillonte gjyqi për vrasjen e avokatit. Ai ishte pjesë e një grupimi nacionalist me rreth 145 mijë anëtarë në Facebook, të cilët kishin si moto të tyren hakmarrjen ndaj Greqisë për vrasjen Ilia Karelit në burgun e Nigritas. Në këtë faqe me profil nacionalist shfaqeshin grupime të armatosura, të cilat promovonin Shqipërinë Etnike dhe shprehin revoltën e tyre për policinë greke. Në një lidhje telefonike për Report Tv, gazetari Shpëtim Zinxhiria u shpreh se qindra shqiptarë vriten në Greqi çdo vit ndërkohë që Ambasada shqiptare atje nuk reagon.

“Çdo vit në Greqi vriten 185 shqiptarë. Ambasada është mbushur me miq, asnjë s'ka përfunduar shkollën për diplomaci dhe nuk dinë të bëjnë punën e tyre. Sa kohë ata nuk dinë që të kërkojnë të drejtat tona, vrasjet do të vazhdojnë. Shqiptarët janë të shkëputur nga të burgosurit e tjerë, kalojnë tmerre në burgjet greke”.

Vrasja e Albert Bakos është në vazhdën e disa vrasjeve në Greqi. Që prej vrasjes së ekstremistit grek në Bularat, disa shqiptarë janë gjetur të vrarë në burgjet greke në rrethana ende të paqarta. Disa javë më parë, një tjetër shqiptar humbi jetën në burgën e Triakalasë nga shkaqe që ende nuk janë zbuluar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion