Një i burgosur shqiptar në burgjet greke i ka dhënë fund jetës së tij. Siç raportojnë mediat greke ai po transferohej nga spitali i Amfisës për në burgun e Malandrinos brenda një furgoni të burgut, si kafaz.

Mësohet se 38-vjeçari është varur me lidhëse këpucësh nga dritarja. Më herët, ai u dërgua në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Policia po heton rrethanat në të cilat i burgosuri i ka dhënë fund jetës.

Burgu i Malandrinos në Greqi është bërë shpesh lajm për media në Shqipëri pasi aty vuajnë dënimin shumë shqiptarë.  Kjo nuk është hera e parë që një shqiptar vret veten në ambientet e këtij burgu. Një 49-vjeçar vari veten gjithashtu në moshën 49-vjeçare, pasi vuante dënimin me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë që në Malandrino ka ndodhur edhe ngjarja e rëndë e 7 viteve më parë kur Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli, vrau në burgun Malandrino me një thikë të improvizuar një gardian. Ai pak orë më pas u torturua dhe vdiq në duart e gardianëve në burgun Nigrita.