Gjykata ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më parë i bllokoi biznesin deputetit të Partisë Demokratike Agron Shehajt, për shkak se në godina ku ishte aktiviteti është bllokuar për pasi kishte 560 m2 pa leje. Lajmin e ka bërë me dije vetë deputeti demokrat, i cili ka akuzuar drejtësinë si të kapur nga Edi Rama dhe se ka vendosur në favor të kreut të qeverisë. Sipas Shehajt, ky ishte një gjyq farsë, ku policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër, apo akt para gjykatës. Deputeti demokrat paralajmëron se beteja ligjore do të vijojë deri në Strasburg dhe ndërkohë nënvizon se nuk shantazhohet dhe nuk tërhiqet.
‘Gjykata sapo vendosi në favor të Edi Ramës. Në këtë vend kur verdiktin e jep kryeministri, nuk ka asnjë njeri tjetër që ta kundërshtojë atë. Ky ishte një gjyq farsë ku Policia fiton pa paraqitur asnjë provë, urdhër apo akt para gjykatës. Çdo qytetar e di që në Shqipëri përballë Edi Ramës nuk mund të ketë drejtësi. Beteja ligjore do vazhdojë deri në Strasburg. Jam i bindur se në fund do ketë drejtësi. Beteja politike, me fakte dhe prova të vjedhjeve të kryeministrit dhe ministrave në dëm të popullit më të varfër në Europë nuk ndalet. Unë nuk shantazhohem dhe nuk tërhiqem!’- shkruan Shehaj.
Deputeti demokrat Agron Shehaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend pak ditë më parë akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se i ka bllokuar biznesin, si hakmarrje politike ndaj tij dhe për t’i bërë shantazh. Shehaj tha se qeveria i ka dërguar policinë në ambientet e biznesit të tij dhe kjo është bërë vetëm për t'i mbyllur gojën. Pas këtyre akuzave, reagoi edhe kryeministri Rama, i cili tha se Shehaj e ka futur biznesin në një ndërtesë pa leje dhe ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.2%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2990
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
po gonce po ik mblidh naj ulli andej o shpirt i vogel
Përgjigjugjithmon ke te drejte po vetem se flet greqisht
PërgjigjuKerkoji llogari saliu qe i mbushi gjykatat me gjyqtare 6mujorsh , universitetin te kristali , sta ka fajin rama se nuk i ka vendosur ai aty ku jane.
PërgjigjuPo pse merzitesh mor evlat? Jane gjykatat qe instaloi ustaji jot me plepat,dmth vidhni sa te doni por me kusht qe te zbatoni udherat e mia.Kete teori e pervetsoi perfekt dhe ustaji i qe eshte sot ne pushtet.Prandaj evlat populli nuk thote kot qe çfare do te mbillni,ate do te korrni.Prandaj prit Strasburgun nqs deri atehere je gjalle
Përgjigjuja dhe greku i qelbur doli te flasi per ramen
PërgjigjuO Agron trego se Ku i gjete parate se kur ishe student punojne kamarier... Po te kishin aq leke prindrit e tu nuk punojne gjate shkolles...boll tregon perralla
Përgjigjupo eshte pa leje o legen
PërgjigjuPo po per cdo gje akuzoni ramen ju, “ju te ndershmit e mdhenj”
PërgjigjuPo lerini keto se lat nam a dolen qe skishte te drejte aq mbylleni si muhabet
PërgjigjuGjykata ka vendosur te drejten. Skeni pse nxirrni lajme te tilla
PërgjigjuPo ca kujtove ti se do shpetoje nga budalliqet qe ke bere o shehaj
PërgjigjuI dogji kti se ju mbyll biznesi langaraqi
PërgjigjuGjithe kta te PD kan marr fund
Përgjigju