Rithemelimi: Rama po hakmerret politikisht ndaj Agron Shehajt! SPAK të veprojë, mos të dëshmojë se kemi të bëjmë me një produkt të reformës së Sorosit

Rithemelimi: Rama po hakmerret politikisht ndaj Agron Shehajt! SPAK të veprojë, mos të dëshmojë se kemi të bëjmë me një produkt të reformës së Sorosit

Floriana Garo

Rithemelimi ka sulmuar sërish drejtësinë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja Floriana Garo u shpreh se kryeministri Edi Rama po hakmerret politikisht ndaj deputeti demokrat Agron Shehajt, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK-ut që të veprojë dhe të dëshmojë se nuk kemi të bëjmë me një produkt produkt të shëmtuar të George Soros. Sipas Garos, bllokimi i biznesit pa vendim gjykate është vepër penale dhe prokuroria nuk mund të rrije duarkryq kur vëren këtë shkelje ligji vetëm se keqbërësi quhet Edi Rama

‘I kapur me vjedhje të rënda nga bregdeti për miqtë e tij, e deri tek inceneratorët me 430 milionë euro, Edi Rama është verbuar jo vetëm nga makutëria, por dhe nga hakmarrja e verbër politike. 

Pas denoncimeve me fakte nga deputeti Agron Shehaj, ai së fundmi bllokoi, pa urdhër prokurorie dhe pa vendim gjykate, punën në biznesin e deputetit Shehaj, preteksti: “pse kish marrë zyra tek një ndërtim pa leje”. Dmth fajin për paligjshmërinë e ka qeraxhiu, dhe jo banda e Edi Ramës që ndërkohë fusin në burg njerëzit edhe për meremetime ballkoni. Salillarin e tij me pallat pa leje, Edi Rama as nuk e burgosi e as i bllokoi biznesin, por i dha 8 milionë euro para publike vetëm muajin e fundit! 

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe aktin e hakmarrjes primitive të Edi Ramës ndaj deputetit të saj Agron Shehaj. Bllokimi i biznesit pa vendim gjykate është vepër penale dhe prokuroria nuk mund të rrije duarkryq kur vëren këtë shkelje ligji vetëm se keqbërësi quhet Edi Rama. 

Shteti ligjor duhet të veprojë! Duhen hetime dhe ndëshkime për shkelësit e ligjit dhe ndjesë publike dhe kompensim të drejtë për të dëmtuarin. Këtë kërkon shteti ligjor !  Nëse SKAPI mbyll sytë nga frika e Edi Ramës, pastaj nuk kemi të bëjmë me shtet ligjor por me produkt të shëmtuar të reformes së George Soros! 

Partia Demokratike kërkon zhbllokimin e menjëhershëm të biznesit të deputetit Shehaj dhe dëmshpërblim për humbjet e rënda që i ka krijuar mbyllja e paligjshme e biznesit të tij nga Edi Rama.’- u shpreh Garos.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/10/2022 03:53

    Molle,hudhra,ara,uthull,djathe=Rama,A.Shehaj,SPAK,G.Soros!Sa c'kane lidhje keto produkte me njera-tjetren,aq kane lidhje ne temen e trajtuar nga Rithemelimi dhe emrat siperpermendur prej zedheneses se tij.Kodra mbas bregut!

    Përgjigju
  • aldo: 26/10/2022 19:36

    po pa merak fjalet tuaja do merren per baz

    Përgjigju
  • rei: 26/10/2022 19:35

    nuk do rrinin dhe pa folur keta koqet e pd

    Përgjigju
  • Alban: 26/10/2022 19:09

    Paska dale dhe nje ushtre e re e sahalese.

    Përgjigju
  • teo: 26/10/2022 18:45

    po po juve perher jeni te sakt me keto qe thoni

    Përgjigju
  • denis: 26/10/2022 18:45

    dhe normal sdo rrijn pa fol keto shurrat e pd

    Përgjigju
  • vesa: 26/10/2022 18:30

    po si po hakmerret pse e ktheni cdo argument ne favor te PD

    Përgjigju
  • Marjus: 26/10/2022 17:19

    Po si sfolet njeher me fakte dhe me llogjike po vetem kshu ne ajer bobobo

    Përgjigju
  • Teo: 26/10/2022 17:17

    Per tu hakmarr keta te opozites jane te paret

    Përgjigju
  • Endi: 26/10/2022 17:15

    O shehaj ke filluar tu rreshkit nga mendja

    Përgjigju
  • Elsa: 26/10/2022 17:12

    Partia demokratike ka marr fund esht e kot te flasin me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës