Korçë - 2 persona janë arrestuar ditën e sotme në Korçë pasi ishin të shpallur në kërkim për dhënie ndihme në kalimin e paligjshëm të kufirit.
Personat që kanë rënë në pranga, një 33-vjeçar me iniciale H. M., banues në fshatin Vashtëmi, Maliq dhe një 23-vjeçar me iniciale E.Xh., i kanë marrë para disa emigrantëve të paligjshëm, të cilëve u kishin premtuar se do t’i siguronin kalimin e paligjshëm të kufirit drejt vendeve të BE-së.
Të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm rezultojnë të përfshirë dhe 2 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim. Ata janë: Ll. Z., 25 vjeç, banues në Berat dhe S. L., 21 vjeç, banues në Korçë.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore, kundrejt fitimit 300-500 euro për person, kanë ndihmuar emigrantë të paligjshëm, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme me qëllim transportimin e tyre, drejt vendeve të BE-së.
Janë sekuestruar 5 automjete dhe 15 telefona celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Komente









