I merrte deri në 10 mijë euro secilit, trafikonte njerëz për t'i çuar në Angli, dënohet me 5 vite burg 27-vjeçari shqiptar në Irlandë
Ndriçim Qema, shqiptari i dënuar në Irlandë
Ndriçim Qema është shqiptari i dënuar në Angli, i cili drejtoi operacionin e një bande për kontrabandimin e bashkatdhetarëve për në Britaninë e Madhe përmes Irlandës duke iu marr deri në 10,000 euro secilit. Qema u dënua me pesë vite burg nga Gjykata e Dublinit në Irlandë.
Mediat angleze shkruajnë se 27-vjeçari kishte kërkuar azil në Irlandë, por tashmë u dënua për drejtimin e një rrjeti trafiku njerëzish. Qema mësohet se ka shkuar në Irlandë në vitin 2018. Ai fillimisht ai punoi si kontakt me bandat irlandeze dhe më pas i raportonte të atit në Shqipëri, i cili gjithnjë sipas mediave të huaja është me precedentë të mëparshëm penalë.
Qema ishte specializuar në falsifikim dokumentacionesh dhe pastrim parash. Personat që synonin të shkonin në Britani paguanin nga 5 mijë deri në 10 mijë euro dhe merrnin dokumente false.
Skema që përdorte banda?
Ata falsifikonin dokumentacione italiane pasi janë më të lehta për t’u falsifikuar se çdo vend tjetër në BE. Sapo personat arrinin në Dublin hidhnin dokumentet dhe aplikonin për azil. Më pas ata dërgoheshin në një hotel dhe qëndronin për një ditë. Pastaj atje shkonte 27-vjeçari shqiptar që i merrte dhe i jepte një dokument tjetër të falsifikuar dhe udhëtonin drejt Britanisë
Ai u arrestua në shtator 2019 teksa po tentonte të udhëtonte nën dokumente të rreme me një tjetër shqiptar. Qema ishte dëbuar më parë nga Britania e Madhe.
Kur telefoni i tij u gjet në një makinë në një parking të aeroportit në Belfast, ai zbuloi rrjetin e kontrabandës së njerëzve të tij. Telefoni përmbante 30 foto të letrave false të identitetit si dhe mesazhe mes Qemës dhe babait të tij në Shqipëri. Kishte edhe një mori mesazhesh mes Qemës dhe njerëzve në Shqipëri që kërkonin të vinin në Irlandë.
Ndriçim Qema, shqiptari i dënuar në Irlandë
S.C/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Romë/ Po shisnin kokainë në festën tradicionale të zonës, arrestohen 2 adoleshentët shqiptarë! Për njërin urdhërohet dhe dëbimi nga Italia
22 Janar, 17:42
-
Spanjë/ Mafia shqiptare kontrollon kartelin ballkanik të kokainës, Gjykata lë në burg 7 shqiptarët, trafikuan me avionë dhe skafe 1,1 tonë drogë (FOTOT)
20 Janar, 15:43
-
Itali/ Po shkëmbenin 1,1 kg kokainë, arrestohen 4 shqiptarët pranë stacionit të trenit! Tentuan të hidhnin drogën në rrugë dhe të arratiseshin
17 Janar, 20:03
-
‘Kalim i sigurt drejt Anglisë’, media britanike: Reklamat e trafikantëve shqiptarë në TikTok, ofrojnë paketa gjithëpërfshirëse
30 Dhjetor 2024, 12:22
-
Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë
26 Dhjetor 2024, 16:04
-
Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri (VIDEO)
25 Dhjetor 2024, 16:34
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor 2024, 12:46
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor 2024, 16:06
-
Spanjë/ Grabitën 13 banesa në seri në zonën e Madridit, çmontohet organizata e shqiptarëve, 5 të arrestuar! Përdornin makina me qira (FOTOT)
23 Dhjetor 2024, 16:49
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor 2024, 11:14
-
Itali/ Po trafikonin 60 kg kokainë të fshehura në makinë, arrestohen 3 shqiptarët
20 Dhjetor 2024, 16:02
-
Itali/ Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 50 plaçkitje në seri, drejtuesi në pranga! Mbi gjysmë milioni euro mall, i vidhnin shtëpitë për 15 minuta (EMRAT)
20 Dhjetor 2024, 11:16