1 mijë Euro rryshfet në dorë në QSUT, Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin (EMRAT)

1 mijë Euro rryshfet në dorë në QSUT, Manastirliu shkarkon mjekun dhe infermierin (EMRAT)

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pezulluar nga detyra mjekun Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT pasi kanë marrë 1000 Euro rryshfet për një shërbim shëndetësor.

Përmes kamerës së fshehtë, emisioni Stop zbulon se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!

Manastirliu thotë se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.

"Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.
Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!
Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.
Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.
Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!
Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!",
deklaroi Manastirliu.

Infermieri Pali Çuni rekomandonte pacientët tek mjeku Enes Hafizi i cili merrte rryshfet, duke shërbyer si ndërmjetës mes tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ina: 11/05/2019 17:35

    Si mund te gjykohet nje person I cili te vetmen gje qe beri ishte te drejtonte pacientet tek doktorri I cili merret me sherbimin te cilin kerkonte ajo. Dhe gazetat fusin she emrin e tij qe mori leket.E verteta do dali ne fushe shum shpejt.

    Përgjigju
  • tani: 09/05/2019 10:42

    Ky doktorri e hangri kot, per te mbush emisionet e stopit. Ai nuk mori ryshfet por mori peshqesh. Peshqeshin e pranon dhe mbreti. Doktorri nuk kerkoi asgje. Ai vetem u provokua. Mendoj se doktorri duhet ta hedhe ne gjyq ministren dhe te kerkoje serish vendin e punes. Ndryshon ryshfeti nga peshqeshi. Turp per stopin qe provokojne.

    Përgjigju
  • Shkodran: 08/05/2019 10:39

    Kirurgu i njohur dhe i nderuar nga gjithe ne spitalin e Shkodres Adrian Dajti nuk te fut ne operacion pa 500 euro.Po cfar te bejm,te shkojm gjith me telekamera ne spital?Pastaj e kan denoncuar dhe her tjera por del i lare.Ik o ministre mos na fol per shendetsi ne kete vend pa shtet

    Përgjigju
    • WTF: 08/05/2019 11:04

      Budallenjt paguajne! Po te refuzojne te gjithe, noc rrokun merr doktorri. Cfare do beje ai pastaj, nuk do beje fare operacione?

  • Geke: 08/05/2019 08:56

    Nuk eshte zgjidhje fare pezullimi sepse une jam 10000% i bindur me fakte qe nuk ka asnje mjek a infermier ne qsut apo edhe spitale te tjera qe nuk marrin leke per sherbimin qe te bejne..........

    Përgjigju
  • Shkodra: 08/05/2019 07:18

    Ju lutem ktheni syt nga shkodra,ejani shikoni se cbejn mjeket ktu,jan ber me te pasur se politikanet,te shkosh ne te lindesh femin aty nuk i dihet kurr sesa te kapet ,gjith bejn si miq por ne fund gjith shofin lekun,esht tutp per mjeket qe japin leksine ne infermjeri ,mami, kirirgji dhe enestezi marrin lek per provime nga 200€ ,kto nuk din sa lek ju bie muaji,esht dhe kur dalin dhe protestojn me sidikate kto .pu pu pu kto jan gjerat qe kto njerez duan te ikin nga ky vend i madhkuar ,zoti ju denoft per cdo zodhum qe keni ber

    Përgjigju
  • Bora: 08/05/2019 03:59

    Turp edhe per njerezit qe provokojne mjeket.

    Përgjigju
  • Ardi: 07/05/2019 23:48

    Ilace i bëfshit lekët e të sëmurëve, po si mund ti marrësh lekë dikujt që shancin për Të jetuar nga ajo sëmundje e ka 5% a më pak.. O ZOOOT!!!!!!!!

    Përgjigju
  • €€€€€€€: 07/05/2019 23:13

    Ku jan mjeket pse nuk e mbrojne kolegun e tyre ? Po te gjith mjeket se jan shtresa me e ulet e shoqerise

    Përgjigju
    • aaaaa: 08/05/2019 13:15

      te gjidh doktorrat duhen rrahur fshatce me dru se jan badakciq ...lere pastaj ne shkoder po si dhe eurot te le te vdesesh nuk te prek kush me dor..adrian dajti eshte nje nga krybanditi me i madh qe me emrin e bukur doktorr grabit popullin fukara zagari.

    • Argjon: 08/05/2019 08:55

      Nëse p, atëherë q. Nëse nuk e mbrojnë kolegun e tyre, atëherë janë shtresa më e ulët e shoqërisë. Nëse -q, atëherë -p. Nëse nuk janë shtresa më e ulët e shoqërisë, atëherë mbrojnë kolegun e tyre. Mund të merrni disa mësime të përshpejtuara logjike, i/e dashur gropë septike! Në një vend ku vlerësimi, e ardhmja dhe mundi i mjekëve është lënë në dorë të gropave septike, do të lexojmë edhe të marrosur që shkruajnë se mjekët janë shtresa më ulët e shoqërisë. Të kujt shoqërie, të dykëmbëshave me zinxhirë, gangsterëve, hajdutëve të miliarda lekëve në këto 30 vjet, të trafikantëve që bëjnë si biznesmenë, të mashtruesve që premtojnë të ardhme, të analfabetëve me tituj prof. dr? Të kësaj shoqërie që fut mik edhe për të shkuar në banjo? Ah po, në këtë shoqëri mjekët janë shtresa më e ulët e saj, sepse puna dhe mundi nuk vlerësohet. Ndershmëria nuk merret për virtyt, por dobësi. Na kanë dalë këmbët në krye dhe ndihet gjithandej era e keqe. Por harroni se duke bërë kështu, jeni duke cilësuar jetën tuaj si gjënë më të ulët në këtë botë. Ndoshta është kjo filozofi që po udhëheq mendjet e shumë të rinjve, të cilët po e lënë jetën e tyre rrugëve. Edhe qentë e rrugës e vlerësojnë më shumë jetën, përderisa vazhdojnë e shumohen. Ndërsa disa njerëz kanë një dëshirë të madhe për të mos jetuar më. Kështu o Zeqo Pilafi! Bëji të fala ministres!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë