I mituri godet me thikë 18-vjeçarin
Sherri nisi pas një konflikt verbal

FIER - Një konflikt mes dy të rinjve në qytetine Fierit ka degraduar në përdorimin e armëve te ftohta e për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.
Ngjarja ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes së djeshme në shëtitoren e qytetit, në një kohë që ishte i tejembushur me qytetare dhe turistë.

18 vjecari më iniciale M.H banues në lagjen “Sheq i Madh” pas një konflikti verbal është qëlluar më thike nga 14 vjecari me iniciale D.R.

Ngjarja ka shkaktuar kaos tek qytetaret të cilët u afruan tek i plagosuri për ti dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës. 

A1 report sjell pamje të disa momenteve pas plagosjes. 

fier plagosje

fier plagosje

Pas disa mituash mbërriti edhe ambulanca që mori të riun për ta dërguar në spitalin e qytetit ku ju dha ndihma e parë.

Autori i plagosjes është shoqëruar nga policicia, e cila gjithashtu ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata