Një 17-vjeçar në Korçë u plagos me thikë gjatë një konflikti, duke përfunduar në spital.

Konflikti mes të rinjve ka ndodhur në afërsi të stadiumit te Korçës.

17-vjeçari u dërgua në Spitalin e Korçës rreth orës 21:10, dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ku të rinjtë janë konfliktuar fillimisht me grushta, e më pas janë goditur edhe me thikë.

Thika ka kapur në pjesën e shpatullës së 17-vjeçarit.

Policia po heton rastin, ndërsa pritet zbardhja e dëshmisë së të plagosurit dhe identifikimi i autorit, i cili është në arrati.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.