Një 37-vjeçar nga Durrësi ka rënë pre e grabitjes nga dy persona, të cilët banonin në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit Ismail Matrakulla, 31 vjeç, dhe Fatjon Metushi, 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.
/Shqiptarja.com
Policia e Durrësit bën me dije se në lagjen Nr.13 shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me forcë një sasi parash shtetasit M. N. 37 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vjedhja" në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/2 , 25 të Kodit Penal.
d.c./shqiptarja.com










